28 janar 2010

Mancini: Kështu e ka futbolli!

Roberto Mancini, menaxher i Manchester City është i zhgënjyer me eliminimin nga Carling Cup në futboll. Ata të mërkurën mbrëma pësuan humbje 3:1 nga Manchester Unitedi dhe i thanë lamtumirë garave për kupë. “Më vjen shumë keq, pasi mendoj se luajtëm shumë mirë. Ishim nën presion vetëm 10 minuta. Luajtëm mirë, por nuk kishim fat. Përveç atyre 10 minutave, pjesën tjetër të ndeshjes e luajtëm shumë, shumë mirë. Më vjen keq për futbollistët pasi luajtën mirë. Shënuam golin e duhur, luajtëm mirë, por kështu është futbolli”, tha Mancini.