25 janar 2010

Dynamo Moska pas Benayounit

Dynamo Moska është e gatshme të ofroj 8 milionë euro për mesfushorin e Liverpoolit, Yossi Benayoun.
Sipas të përditshmes angleze Daily Mail, menaxheri Rafael Benitez do të mundohet të mbaj reprezentuesin izraelit në Anfield Road mirëpo klubi gjendet në krizë financiare dhe mund të vlerësoj ofertën e gjigantit rus.
Dynamo thuhet se është i gatshëm t’i ofroj Benayounit pagë prej 85 mijë funta në javë dhe kontratë katërvjeçare.