Mendoni çfarë dysheje, njëri në stol, tjetri në zyrë. Të shkretët kundërshtarë! Dhe Hoze Mourinjo, sa për të filluar, ka gjetur një simpatizant tek Luçiano Moxhi. Ish-drejtuesi i skuadrës së Juventusit ka thënë: “Mourinjo bën të njëjtat gjëra që bëja unë tek Juventusi, ai ngatërron gjërat. Mua më pëlqen, është një komunikues i madh. Nuk do të përfundojë si unë, sepse si trajner ka rezultate”. Në fund, thumbime ndaj Juves: “Ferrara? Eshtë një viktimë, nuk duhet larguar”, ka thënë Moxhi.