Sulmuesi i Fiorentinas, Adrian Mutu, ka dalë pozitiv në substancën e ndaluar Sibutramine, pas një analize të bërë këtë muaj.
Komiteti Olimpik Italian (Coni) ka konfirmuar se rumuni ka qenë pozitiv në testin e dopingut gjatë ndeshjes kundër Barit.
Sky Sport Italia njofton se lojtarit mund t’i ndalohet të luajë nga 1 deri në 4 vite, sepse kjo është hera e dytë që ai dështon në këtë test.
Për herë të parë, Mutu ka dalë pozitiv në kokainë gjatë qëndrimit të tij te Chelsea në vitin 2004. Asokohe, ai u largua nga klubi dhe iu ndalua të luante shtatë muaj.
Substanca ‘sibutramine’ është e ndaluar në Britani të Madhe dhe Unionin Evropian, ndërsa është vërtetuar se ajo përdoret për të penguar urinë dhe për të humbur peshë.