Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se ai do të jetë i gatshëm për takimin e Ligës së Kampionëve përballë Manchester United.
Pato sapo është rikthyer nga Brazili ku ka mjekuar muskulin e lënduar dhe thotë se ndjehet mirë dhe i gatshëm për t’u rikthyer në momentin e duhur.
“Ndjehem mirë dhe sigurisht se do të jem aty kundër Manchester United më 16 shkurt”, ka thënë braziliani.
20-vjeçari po ashtu ka komentuar edhe derbin e qytetit përballë Interit, duke thënë se pavarësisht humbjes së rosonerëve gara për titull mbetet e hapur.
“E kam parë derbin në TV. Ne humbëm por sezoni nuk ka mbaruar. Ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar”, ka shtuar Pato