28 janar 2010

Alievski provohet në Anderlecht

Pasi është ndarë përfundimisht me Prishtinën, futbollisti shqiptar nga Maqedonia Vebi Alievski, të mërkurën ka udhëtuar drejt Belgjikës, ku do të provohet tek gjiganti Anderlecht. Këtë lajm e ka bërë të ditur për Express vet mbrojtësi i majtë.
“Sot do të nisem në Belgjikë. Do të bëj prova tek Anderlecht. Provat besoj se do të zgjasin një javë. Unë jam i përgatitur sa duhet dhe do të mundohem ta jap maksimumin, që ta tregoj veten, edhe pse dihet se do të jetë e vështirë, pasi që ky klub është mjaft i madh”, theksoi ish futbollisti i Shkëndisë së Tetovës.
Ai tregoi se këtë mundësi ia ka mundësuar një menaxher, shumë i afërt me ish futbollistin kosovar Besnik Hasi, i cili kryen punën e ndihmës trajnerit tek klubi mbretëror belg. Në sezonin vjeshtor, Alievski kishte luajtur tek Prishtina, por ai u nda me Bardhekaltrit zyrtarisht të martën.