Trajneri i ri i Juventusit Alberto Zaccheroni është prezantuar sot për shtyp para në një press konference në të cilën ai deklaroi se është gati për të kthyer faqen për së mbari për Juventusin.“ Tani është koha për të kthyer faqen, por e njoh punën që është bërë më parë, sepse Juventusi ofron futboll fitues.”
“ I dua sfidat, që fillojnë nga fillimi. Staffi është shumë i rëndësishëm dhe unë nuk e di se sa ekipe janë superiore ndaj Juves. Do të sjell ekspertizën time, por besoj shumë se do të mund të përballoj këtë sfidë.”
“ Mirëpritja ishte e mirë. Reaksioni i parë i ekipit? Asnjë lojtar i vetëm nuk kishte qëndrim negativ.”
“ Është një sfdië e madhe për klubin që ka bërë histori në futboll si në Itali ashtu dhe në botë dhe për mua është nder që më është menaxhimi i kësaj situate. Objektivi është top katërshi. Synimi minimal është garimi në CL.”
“ Unë e pranova punën me entuziazëm. Për mua është krenari të jem këtu. Juventusi është top klub. Të drejtoj dhe të ulem në stolin e Juventusit është puna më e mirë dhe unë do të tentoj ti bind ata që të më lënë të qëndroj pas 30 Qershorit.”
Suksesi më i madh i Zaccheronit është Scudettoja me Milanin në vitin 1999. Ai drejtoi skuadra si Inter, Udinese, Lazio dhe Torino.