
Duke folur për shtyp sot pas trajnimit, Sergio Ramos foli për kartonin e kuq të Ronaldos.
Në komentet e raportuara nga Marca, Ramos ka mbrojtur CR9, i cili është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të një ndërhyrjeje të diskutueshme me bërryl në mbrojtësin e Malagas Mtiliga Patrick.
“Ronaldo nuk ka pasur qëllim që ta dëmtojë lojtarin. Ne mendojmë se ndëshkimi i lojtarit me karton të kuq ishte i padrejtë. Ronaldo tani do të mungojë dy ndeshje, dhe ajo është një humbje e madhe për Real Madridin. CR9 ka marë mbështetjen e gjithë skuadrës, dhe ne të gjithë mendojmë të njëjtën gjë. Ai ishte përpjekur vetëm që ta kapërcente lojtarin, “ tha Ramos.