28 janar 2010
Cana me Sunderlandin pësuan humbje në Everton
Futbollisti shqiptar, Lorik Cana, me Sunderlandin hasën në rival shumë të fortë si udhëtues dhe pësuan humbje me rezultat 2:0 nga skuadra e Evertonit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të të premierligës angleze. Cahill në minutën e 7-të dhe Donovan në minutën e 19-të realizuan për fitoren e Evertonit. Skuadra e Sunderlandit me gjithë paraqitjen e mirë nuk shënuan të paktën golin e nderit. Lorik Cana luajti 90 minuta me mjaft sukses, por ishte vështirë të bëjnë diçka sa i përket rezultatit poztiv për faktin se kishin përballë rivalin shumë të disponuar për lojë. Skuadra e Evertonit kalon në vendin e nëntë me 29 pikë, ndërsa Sunderlandi radhitet i 13-ti me 23 pikë.