28 janar 2010
Hënes: Gabim, Botërori në Afrikën e Jugut
Uli Hënes, presidenti i skuadrës gjermane të Bajernit të Mynihut, ka guxuar të kritikojë, ndoshta pak me shumë vonesë në kohë, vendimin e organit më të lartë të futbollit në botë, FIFA-n, për zhvillimin e Kampionatit Botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Numri një i klubit bavarez e ka nënvizuar ashpër një vendim të tillë. “Blater (Josef, presidenti aktual i FIFA-s) ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha gjatë kohës së drejtimit të organizatës më të madhe të futbollit në glob. Ai u është imponuar të gjithëve, që të votonin për zhvillimin e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, por besoj se tashmë ai e ka kuptuar se kjo zgjedhje ka qenë një gabim i madh”, u shpreh presidenti i Bajernit.