Milani është përjashtuar nga Kupa e Italisë, pasi në çerekfinale është mposhtur nga Udinese. Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në San Siro, përfundoi me fitoren minimale të mysafirëve prej 1-0. Njeriu që dërgoi Udinesen në gjysmëfinale ishte Gokhan Inler, i cili shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.