27 janar 2010

Simplicio lojtar i Romës në qershor

Skuadra e Palermos ka bërë të ditur se mesfushori Fabio Simplicio do t’i bashkëngjitet Romës në afatin kalimtar veror.
Pas bisedimeve disajavëshe është arritur marrëveshja, ndërsa drejtori sportiv i sicilianëve, Walter Sabatini, ka konfirmuar se e ardhmja e brazilianit është te Giallorossët.
“Simplicio ka një marrëveshje me Romën. Porsa t’i përfundojë kontrata këtu (në qershor 2010), ai do të luajë në kryeqytet”, ka thënë Sabatini për Radio Kiss Kiss.