Sulmuesi holandez nuk do të shkoj në Arsenal, e as nuk do të largohet nga Milan.
Drejtori sportiv i Milanit Ariedo Braida ka dërguar mesazh Arsenalit dhe klubeve të tjera që janë të interesuar për Huntelaar, duke u thënë atyre se Holandezi do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në San Siro.
Braida ka thënë se për Huntelaar kanë qenë të interesuar shumë klube angleze, Arsenal, Everton, Tottenham Hotspur, West Ham dhe Birmingham City.
Por Rosoneret kanë hedhur poshtë çdo spekulim duke dërguar një mesazh të shkurtër por të qartë.
“Huntelaar do të qëndrojë këtu. Kalimi në Arsenal? Unë përsëris se lojtari do të qëndrojë në Milano, “ tha Braida për Tuttomercatoëeb.com.