25 janar 2010

Juventus rikthen Palladinon ?

Drejtuesit e Juventusit gjatë kësaj jave do të takohen me homologët e tyre nga Genoa për të diskutuar rreth rikthimit të Raffaele Palladinos në Torino, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane Tuttosport.

25 vjeçari iu bashkua Genoas në formë huazimi nga Juventus më 2008 para se klubet të arrijnë marrëveshje për pronësi të përbashkët.

Mirëpo, Bianconerët kanë nevojë për përforcime pas mungesave të shumta të futbollistëve nga lëndimet dhe kërkojnë kthimin e Palladinos për pjesën e mbetur të sezonit.