Multi biliarderi amerikan Donald Trump është njeriu i ri i përfshirë në çështjen Manchester United, që para pak ditësh, ishte subjekt i një spekulimi se pronarët amerikan familja Glazer do të detyrohej të shiste stadiumin historik Old Trafford dhe Rooneyn për të kaluar borxhet financiare që kapin shumën prej 700 milion funtash.Korespondenti ynë nga Anglia respektivisht nga Old Trafford, ka mësuar nga një burim shumë i afërt me klubin nga Manchesteri se tanimë mund të llogaritet në pronarin e ri.
Sipas burimit që ka kontaktuar korespondenti ynë, Donald Trump është emri më i përfolur i cili do ta blej United mbrenda muajit të ardhshëm me një shumë prej 1 bilion funtash, plus ofrimin e një kontrate të re për Rooneyn për ta mbajtur atë përjetë në United duke e bërë atë njëkohësisht dhe futbollistin më të paguar.
Burimi që ka dashur të jetë anonim për korespondentin tonë tha:
“ Brenda muajit të ardhshëm do të kemi dhe pronarin e ri. Familja Glazer nuk mund ta mbajë këtë klub me këto borxhe. “
“ Pronari i ri sipas të gjitha gjasave do të jetë Donald Trump. Ai i ka bërë një ofertë 1 bilion euro familjes Glazer dhe tashmë ata janë në bisedime.”
“ Trump sipas kësaj oferte ka në plan ta bëj Rooneyn futbollistin më të paguar në botë.” Përfundoi burimi i afërt me Unitedin.
Diçka po zihet në Old Trafford. Pasojat do ti mësojmë së shpejti, por një gjë dihet. Futbolli anglez tashmë është shëndruar në një biznes multi milionësh me pasoja të drejpërdrejta në lojën më të popullarizuar.