Menaxheri i Liverpoolit Rafael Benitez thotë se paraqitja e ekipit të tij ishte e mirë përkundër barazimit.“ Gjëja më kryesore, pa disa lojtarë kyç, ishte të tregojmë karakter dhe të reagojmë.”
“ Lojtarët ishin fantastik, punuan shumë, shumë. Tifozëve u pëlqeu kjo dhe e mbështetën ekipin.”
“ Nëse do të më pyesnit para ndeshjes se a do ishia i kënaqur me një pikë do të kisha thënë PO, por kur fituam deri në minutën e 89, dhe më pas ndodhi ajo, vërtetë është e papranueshme.”
“ Futbolli ndonjëherë është kundër jush. Ne kemi këto probleme por do të punojmë, punojmë dhe punëojmë.”
“ Për mua me rëndësi është që lojtarët u përpiqën.”
Dy situata ishin kontraverse në këtë takimi dhe Benitez tha se ato ishin penalti të qarta.
“ Në të dyja rastet ishte penalti. Është e papranueshme për ne ky barazim. Luajtëm më mirë, por skemi ç’të bëjmë.” Deklaroi Benitez.