Antonio Cassano pranon se ai do të ndjek me vëmendje kombëtaren Italiane në kampionatin botëror në Afrikën Jugore, edhe nëse atë nuk e ftojnë në përfaqësuese.Cassano thotë se ai do të pranonte vendimin e Lippit.
“ Kombëtarja? Do të përkrah Italinë edhe nëse luaj edhe nëse nuk luaj.”
“ Sa për Serien A, skuadrat Milaneze e kanë në dorë. Interi është shumë, shumë i fortë për tu krahasuar me skuadrat tjera.”
“ Inter mund ta vendos titullin. Nëse Inter fiton gjashtë ndeshjet e radhës, kampionati do të përfundonte. “ deklaroi Cassano.