27 janar 2010

Tri orë në polici!

Sportistëve të mëdhenj iu ndodh nganjëherë të jenë edhe në bisedë informative në polici. Kjo gjë e pazakontë i ka ngjan futbollistit të Kombëtares së Francës njëherësh i Bayern Munichut, Frank Riberyt. Ai të hënën ka qëndruar për tri orë me radhë në stacion të policisë në Marseille në bisedë informative rreth transferim të tij nga skuadra turke Galatasaray në Marseille të vitit 2005. Bëhet fjalë për një rast ku paditet futbollisti francez, nga ish agjenti i tij Bruno Heiderscheid. Procesin kundër sulmuesit të Bayernit dhe ish-anëtarit të Olympique Marseilles, menaxheri e ka dërguar në gjyqin civil pasi konsideron se është i dëmtuar gjatë kalimit të Riberys nga Galatasaray në Marseille të vitit 2005. Heiderscheid pohon se futbollisti ose klubi atij i kanë borxh prej rreth 600 mijë euro.