27 janar 2010

Barcelona, Laporta mbeshtet Godall per presidencen

Joan Laporta jep nje sinjal se po mendon te mos rikandidoje per postin e presidentit te Barcelones.
Kreu aktual i klubit me te mire ne bote ka deklaruar se mbeshtet plotesisht kandidaturen e Alfons Godall per zgjedhjet qe do zhvillohen gjate veres. Numri 1 “blaugrana” deklaroi se eshte mik me Godall qe kur ai ishte 6 vjec.
Laporta shtoi se ai eshte njeriu i duhur per te marre drejtimin e shoqerise. Data e zgjedhjeve nuk eshte caktuar ende. Nderkohe, Laporta mendon te angazhohet ne politike me indipendentistet katalanas.