Botërori 2018 në Evropë
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur se Kampionati Botëror 2018, me gjasë do të mbahet në njërin prej shteteve evropiane. “Do të merren në konsideratë vetëm kandidaturat e vendeve evropiane. Botërori 2018 mund të zhvillohet në kontinentin e vjetër”, u shpreh numri një i futbollit botëror. Botërori 2010 do të mbahet në Afrikë, kurse ai 2014, në Brazil.