Trapatoni refuzon Juventusin
“Juventusi nuk më ka kontaktuar. Por edhe nëse do ta bënte këtë, mund të them se bëhet fjalë për një kujtim të bukur që nuk mund të rikthehet”. Xhiovani Trapatoni, trajneri i Irlandës, ka përgënjeshtruar zërat, sipas të cilëve, ai mund të rikthehet në drejtim të Juventusit për të zëvendësuar Çiro Ferrarën deri në fundin e sezonit. “Fanella e Juventusit nuk është një fanellë e thjeshtë. Eshtë si një armaturë, peshon shumë”, ka thënë Trapatoni. Në karrierë, tekniku 70-vjeçar ka drejtuar Juventusin në dy faza të ndryshme (1976-86 dhe 1991-94).