26 janar 2010

Ranieri: Pa gabime ndaj Katanias

Do të mungojnë kundër Katanias, Toti dhe Vuçiniç, të cilët nuk janë grumbulluar për çerekfinalet e Kupës së Italisë. “Për Françeskon e dija, për këtë arsye nuk doja ta aktivizoja në Torino, - ka thënë Ranieri. - Ka nevojë të rekuperohet, ndërsa, Mirko ka marrë disa goditje”. Do të mungojë edhe Hulio Baptista dhe, natyrisht, Toni. “Jemi në momentin më të rëndësishëm të sezonit, nuk duhet të gabojmë. Do të jetë një ndeshje e vështirë ku do të duhet të shikohet në fushë një Romë e madhe. Përndryshe do të thotë se nuk jemi akoma një skuadër”.