25 janar 2010

Toti: Një fitore e merituar

“Një gol shumë i rëndësishëm”. I pari në Torino, me penallti, që ka ndihmuar Romën të përmbysë rezultatin dhe të mundë 2-1 Juventusin në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje në kampionat. “E gjithë skuadra po kalon një periudhë pozitive. Kemi shkuar në Torino për të luajtur një ndeshje të hapur, e kemi merituar këtë fitore”. Me penalltinë në “Olimpiko” të Torinos, kapiteni verdhekuq ka arritur Bepe Sinjorin, në kuotën e 188 golave në kampionat, në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. “Eshtë normale që të jem i gëzuar për faktin se kam arritur një lojtar tjetër, - ka thënë Toti, - por jam më i gëzuar se kemi mposhtur një Juve të madhe. Për mua nuk ka qenë e lehtë, pasi jam futur në lojë menjëherë pa bërë nxemje”.