25 janar 2010

Totenhemi kërkon Simon Kjaerin

Trajneri i Totenhemit, Herri Redknap, ka bërë të ditur se është duke e vëzhguar mbrojtësin danez Simon Kjaer, i cili luan me Palermon. Kjaer, 20 vjeç, ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe Redknap është duke e vëzhguar me kujdes këtë të ri pasi është i interesuar t’i veshë fanellën e Totenhemit. Redknap ka thënë: “Ne e kemi parë atë, por nuk kemi bërë ende një ofertë. Kam qenë në Itali kohët e fundit. Ne shkojmë atje për të parë lojtarët që i kemi të rekomanduar për t’i ndjekur. Nuk e di se cilën ndeshje do të ndjek në vazhdim. Kjo për mua është e këndshme. Unë shkoj kudo çdo të diel, në Holandë ose Itali. Më pëlqen shumë t’i shoh ndeshjet.”