Ndeshja ndaj Skunthorpes mund të ketë qenë e fundit për brazilianin me Mançester SitinRobinjo ka konfirmuar se do të lërë Mançester Sitin dhe ndeshja e tij kundër Skunthorp Junajtid besohet se do të jetë e fundit për të. Sulmuesi brazilian nuk ka pasur vend konstant në formacionin e Sitit që prej bashkimit me klubin e Sitit nga Real Madridi për një shumë rekord parash në shtator 2008. Ai tani pret të largohet nga Siti dhe i ka thënë një radioje braziliane se ka mundësi të shitet. Emërimi i Roberto Mançinit si trajner i Sitit nuk e ka ndihmuar Robinjon të përmirësohet pasi ai humbi tre muaj më parë me dëmtim në kavilje. Ai mezi arriti të fitonte nje vend titullari nën drejtimin e Mark Hjuxhsit dhe ardhja e Mançinit është një mundësi që Robinjo mund të transferohet. Edhe pse ai luajti në ndeshjen e parë të Mançinit kundër Stok Sitit, ai është kufizuar shumë vetëm te roli i rezervës. Në humbjen 2-0 të javës së shkuar kundër Evertonit ai u fut si rezervë në vend të të dëmtuarit Rokue Santa Kruz. Robinjo, që mbush sot 26 vjeç ka pohuar se Mançini nuk mund t’i garantojë atij vendin e titullarit te Siti dhe kjo është arsyeja që ai po largohet. “Trajneri ka qenë shumë i sinqertë me mua dhe më ka thënë se do të luaja në ndeshjet e mëtejshme, por unë i thashë se është viti i Kupës së Botës dhe dua të luaj çdo ndeshje.” Robinjo ka shënuar deri tani 15 gola në 52 ndeshje për Sitin, ndërkohë që ai është i kujdesur edhe më parë kryesisht për kthimin në Spanjë, ku Barcelona thuhet se është e interesuar.