Mançini interesohet për Kërkiçin
Skuadra e Mançester Sitit është klubi i fundit anglez që është i interesuar për të riun Bojan Kërkiç të Barcelonës. Spanjolli, që ka debutuar për Spanjën që në moshën 19-vjeçare, ka qenë në periferi të formacionit këtë sezon te katalanasit, sidomos për shkak të ngjitjes së Pedros. Thuhet se Roberto Mançini do të ketë në dorë një buxhet të jashtëzakonshëm për të blerë ose huazuar lojtarë për të forcuar skuadrën, për të realizuar objektivin e një vendi në katërshen e parë të Premier Ligës. Bojan, që më parë është folur se mund të kalojë te Arsenali, mund të bëhet objekt shkëmbimi për brazilianin Robinjo, që kërkohet nga Barcelona. “The Mail” ka shkruar dje se sulmuesi i Barcelonës mund të shkojë drejt Mançesterit si pjesë e shkëmbimit.