27 janar 2010
Shaqiri asiston në dy gola
Futbollistët e Baselit në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranveror luajtën ndeshje miqësore me skuadrën e ligës së dytë zvicerane, Wohlenin. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2:1 në favor të Baselit. Xherdan Shaqiri ka qenë i vetmi shqiptar që e ka nisur ndeshjen titullar, ndërsa të tjerët janë aktivizuar në pjesën e dytë. Shaqiri ka dëshmuar lojë maestro, i cili ka asistuar në dy golat që ka shënuar futbollisti Frei në minutën e 34-të dhe atë të 61-të. Xherdan Shaqiri luajti deri në minutën e 70-të, kur është zëvendësuar nga futbollisti Aratore. Beg Ferati është inkuadruar në minutën e 46-të të ndeshje në vend të Abrahamit, kurse Taulant Xhaka në minutën e 61-të zëvendëson Safarin dhe Granit Xhaka futet në lojë në minutën e 70-të në vend te Huggelit. Të katër futbollistët shqiptarë dëshmuan lojë të mirë në këtë miqësore dhe janë të gatshëm për edicionin pranveror. Baseli luajti më këtë përbërje: Wessels; Sahin, Abraham (Ferati 46’), Cagdas (Bicvic 70’), Safari (T. Xhaka 61’); Shaqiri (Aratore 70’), Gelabert (Cabral 70’), Huggel (G. Xhaka 70’), Schürpf (Perovic 70’); Frei (Almerares 70) dhe Streller.