27 janar 2010
Istrefi: Ballkani e ka vendin në Superligë
Ish futbollisti ferizajas, Agron Istrefi, thotë se është ambientuar mjaft mirë në klubin e ri, Ballkanin e Therandës, lider i tabelës në ligën e parë. “Me 11 janar i kemi nisur përgatitjet me Ballkanin dhe ato shkojnë mjaft mirë. Jam ambientuar mirë në këtë kolektiv të ri, që ka synime të hyjë në Superligën e Kosovës. Mendoj se Ballkani e ka vendin në Superligë dhe me punën që po bëhet besoj se kjo do të bëhet realitet në fund të kampionatit. Nga dy shkurti pritet që përgatitjet t’i vazhdojmë në Ulqin dhe t’i zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese. Me 24 shkurt na pret sfidë e vështirë për kupën e Kosovës, ku kemi përballë Besën e Pejës”, tha Istrefi.