Trajneri i Shalkes, Feliks Magat, ka mohuar zërat që thonë se mbrojtësi Rafinja do të largohet nga ky klub. Vetëm disa orë para ndeshjes së Shalkes kundër Bokumit pati zëra se Rafinja do të shkonte te Volfsburgu për 14 milionë euro. “Nuk ka asgjë të vërtetë në të”, ka thënë Magat. “Kemi pasur një situatë të vështirë para gjashtë muajsh, kur dikush thoshte se Rafinja do të shkonte te Bajerni. Edhe tani ka nisur sërish e njëjta skemë, teksa përsëri kanë nisur të sajojnë histori të tilla.” Edhe vjet Magat nuk deshi ta shiste Rafijnën dhe nuk ka shanse të ndodhë as këtë vit. Shalke është në betejën e ndezur për titullin dhe javën që shkoi e la veten të barazohej 2-2 nga Bokumi, duke humbur rastin të kapte kreun. “Jam i kënaqur me ndeshjen e skuadrës dhe e vlerësoj atë pozitivisht”, ka thënë Magat.