Rekordi negativ: 48 vjet që s’pësonte 4 humbje në shtëpi
Me disfatën në Torino kundër Romës skuadra e Juventusit ka pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat, pas atyre kundër Milanit (0-3 në shtëpi) dhe asaj kundër Kievos (0-1 në Verona). Që nga nëntor-dhjetori i vitit 1998, Juvja nuk humbiste 3 ndeshje rradhazi në Serinë A. Atëherë dështimet kanë ardhur kundër Bolonjës (0-3), Lacio (0-1 në shtëpi) dhe Fiorentinës (0-1 në transfertë). Në këtë rast duhet të shkojmë mbrapa në periudhën e prill-majit 1995 për të gjetur 3 humbje rradhazi në fushën e bardhezinjve në kampionat, atëherë kur Juventusi është mundur nga Torino (1-2), Padova (0-1) dhe Lacios (0-3). Nga fillimi i kampionatit, ajo kundër Romës, ka qenë humbja e katërt rradhazi në Torino, ndërsa që nga sezoni 1962-i963 bardhezinjtë nuk humbisnin 4 ndeshje në fushën e tyre në një sezon të Serisë A. Atë vit kanë humbur me Atalantën (2-3), Torinon (0-1), Katanian (0-1) dhe Interin (0-1).