26 janar 2010

Reina me kontratë të re

Liverpool, 26 janar-Gardiani spanjoll Pepe Reina gjatë kësaj jave do të firmosë kontratë të re me skuadrën e Liverpoolit, shkruan "Sunday Times". Reina 27-vjeçar do të firmosë me Liverpoolin deri në qershorin e vitit 2015, ndërsa gjatë kësaj kohe do të përfitojë 25 milionë euro. Paga e tij javore do të jetë 100 mijë euro. "Ai dëshiron të qëndrojë këtu dhe për këtë arsye bisedimet do të përfundojnë me sukses në ditët e ardhshme", ka thënë një burim i Liverpoolit për gazetën angleze.