26 janar 2010

Bayerni interesohet për Pienaarin

Drejtuesit e Bayern Munchenit po interesohen për shërbimet e mesfushorit të Evertonit, Steven Pienaar, shkruan të dielën gazeta gjermane "Bild". Skuadra bavareze gjatë këtij afati dimëror synon të firmosë parakontratë me Pienaarin, kurse në verë, kur edhe do t'i skadojë kontrata, ta marrë në skuadër. Pienaar gjatë javës së shkuar ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën angleze. Bayerni tashmë ka nisur negociatat me mesfushorin e Përfaqësueses të Afrikës së Jugut.