26 janar 2010

Nistelrooy nëpërmjet Hamburgut synon Botërorin

Hamburg, 26 janar - Sulmuesi holandez Ruud van Nistelrooy ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën gjermane Hamburg. Nistelrooy te Hamburgu është transferuar për të luftuar për një vend në Përfaqësuesen e Holandës për Botërorin 2010. Nistelrooy te Hamburgu kaloi nga Real Madridi. Transferimi i tij u zyrtarizua të shtunën mbrëma."Unë dua të jap më të mirën me Hamburgun dhe të fitoj trofe. Shpresoj që trajneri i Holandës të më kontaktojë sërish dhe të jem pjesë e Botërorit", ka thënë Nistelrooy për faqen zyrtare të Hamburgut.Sulmuesi 33-vjeçar ndeshjen e fundit për Holandën e ka zhvilluar në Evropianin 2008. Ai luajti në ndeshjen çerekfinale të atij Evropiani ku Holanda pësoi nga Rusia.Nistelrooy me Holandën ka shënuar 33 gola në 64 paraqitje."Bundesliga gjithmonë më ka interesuar dhe është njëra nga arsyet pse pranova ofertën e Hamburgut. Sipas mendimit tim, kjo është liga më e fortë në botë përkrah asaj të Spanjës dhe Anglisë", ka thënë Nistelrooy.Holandezi humbi vendin në formacionin bazë të Realit shkaku i lëndimeve të shumta dhe ardhjes së yjeve si Cristiano Ronaldo e Karim Benzema."Unë fola me Rafael Van der Vaartin dhe Joris Mathijsenin. I pyeta ata për Hamburgun dhe më thanë vetëm fjalë të mira", tregon ai.Në Hamburg luajnë edhe tre holandezë: Joris Mathijsen, Eljero Elia dhe Romeo Castelen.Nistelrooy gjatë karrierës luajti për PSV-në nga viti 1998 deri më 2001 ku shënoi 62 gola, për Manchester Unitedin nga viti 2001 deri më 2006 ku shënoi 95 gola dhe së fundi për Real Madridin nga viti 2006. Me Realin shënoi 46 gola."Ndoshta më duhet pak kohë për të rikthyer formën, mirëpo shpresoj të tregoj veten", ka shtuar holandezi.