Maxarri: Titulli është i mundshëm
“Besoj se kjo skuadër në të ardhmen do të mund të luftojë për titullin, sepse kemi lojtarë të rinj cilësorë”. Valter Maxarri nuk i ka fshehur projektet e Napolit. “Nëse nuk gabojmë në ndërtimin e skuadrës, - ka thënë tekniku i të kaltërve, - dhe e bëjmë këtë pa u nxituar mund të arrijmë të luftojmë me skuadrat e mëdha. Për momentin, po përpiqemi të bëjmë maksimumin. Ajo që do të arrijmë në këtë sezon do të na shërbejë si bazë për vitin e ardhshëm, por nuk është rasti për të folur për objektiva të saktë”.