27 janar 2010
Prishtina largon pesë futbollistë
Skuadra kampione në fuqi e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina, ka larguar pesë futbollistë nga radhët e saj.Bëhet fjalë për Florim Humollin si dhe katër futbollistët e ardhur nga Maqedonia: Dardan Miftarin, Vehbi Alievskin, Mensur Limanin dhe Ertan Hasanin. Trajneri i bardhekaltërve, Skënder Shengyli vendimin për largimin e këtyre futbollistëve e ka arsyetuar me mospërmbushjen e detyrave të shtabit teknik. “Në bazë të vlerësimit që i kemi dhënë këtyre futbollistëve, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit me këta futbollist. Gjatë stinorit vjeshtor ata nuk i kanë përmbushur parashikimet tona, prandaj kemi vendosur t’i largojmë“, ka theksuar Shengyli. Ai ka bërë të ditur se skuadrës tashmë i është bashkuar amerikani, Lebo Hagai, kurse nuk e ka përjashtuar mundësinë e përforcimeve tjera deri në fillim të stinorit pranveror.