27 janar 2010
Efendia në Vëllaznim, me Jahiun në bisedime
Labinot Efendia rikthehet tek “kuqezinjët” dhe tashmë, sipas Amton Shalës, drejtor i Drejtorisë për Kulturë dhe Sport, mbrëmë ka përfunduar çdo bisedim për ardhjen e tij në Vëllaznim.”Mbrëmë përfundimisht Labinot Efendia është futbollist i Vëllaznimit” ka thënë Shala që llogarit se është një përforcim i duhur për skuadrën po ashtu sikurse ka qenë edhe ardhja e Hashanit. Anton Shala bën të ditur se në provë ka ardhur edhe Brando dhe se brenda pak ditësh do të dihet çështja e tij dhe njëkohësisht do të bëhet i ditur edhe emri i përforcimit të ri në vijën e sulmit ku tashmë janë në kërkim dhe pos që përmenden disa emra, ndër ta edhe Jahiu i Maqedonisë.