25 janar 2010

Npaoli nuk ndalet, Palermo fundos Fiorentinën

Të kaltrit marrin pikët e radhës kundër Livornos. Toskanët janë dorëzuar para siçilianëve

Maxhio dhe Markini i dhurojnw Napolit fitoren në Livorno. Një sukses që është ndërtuar në pjesën e parë pikërisht falë një goli të shkëlqyer të numrit 11 të napoletanëve në fundin e 45 minutave të para. Në pjesën e dytë Livorno i afrohet barazimit. Lukareli ka goditur një penallti pas një faulli të Paciencës ndaj Bergvold. Në fundin e takimit, De Luçia merr karton tw kuq, në portë ka shkuar Markini dhe Çigarini ndëshkon menjëherë. Kështu, Maxarri feston për përforcimin e vendit të katërt. Një Palermo në kërkim të Europës fundos Fiorentinën dhe ngjitet në vendin e pestë në renditje. Në “Barbera” siçilianët fitojnw 3-0, duke e mbyllur takimin pas një pjese të parë perfekte.

Idhulli i ri i tifozëve palermitanë është talenti i ri Hernandez, që është treguar i shkathët dhe i aftë duke mundur një super-Frei në minutat 28′ dhe 37′. Në pjesën e dytë Markioni rizgjon skuadrën vjollcë, por në minutën e 58′ vjen goli i Budan që shuan ëndrrën e miqve për një përmbysje të mundshme të rezultatit. Një përmbysje arrihet edhe nga Sampdoria, pa Kasanon, në fushën e Udinezes që, pa D’Agostinon, nuk arrin të luajë si duhet. Penalltisë së Di Natales i është përgjigjur ajo e Pacinit. Në fundin e pjesës së parë bardhezinjtë kalojnw në avantazh me Izlën, më pas ka ardhur përmbysja e miqve në pjesën e dytë.

Në fillim ka shënuar Poci pas një pasimi të saktë nga ana e Pacinit, më pas Semioli, që fiskon shifrat në 3-2. Në fundin e ndeshjes i është mohuar një penallti Sançezit. Xhenoas i mjaftojnw 45 minuta e para për të mposhtur Atalantën dhe për t’u rikthyer tek fitorja: 2-0 në “Marasi”. E fillojnw mirë miqtë, por në minutën e 18′ ka ardhur goli i Palasios. Në të 42-ën ka dyfishuar Krespo, duke siguruar tre pikët për kuqeblutë. As ndeshja në shtëpi kundër Kievos nuk i shërben Lacios për t’u rikthyer tek suksesi. Kundër veronezëve ka mbaruar 1-1 dhe tani bardhekaltrit ndodhen vetëm dy pikë larg vendit të tretë nga fundi i renditjes.

Lacialët kalojnw në avantazh me Stendardon pas një goditje nga këndi në pjesën e parë. Kievo kundërpërgjigjet në pjesën e dytë me anë të Pelizier. Ndeshja e tretë në vetëm shtatë javë ka ndikuar tek loja e Barit që, pas barazimit kundër Interit dhe Xhenoas, ka shpërdoruar avantazhin në takimin e tretë rradhazi, por këtë herë është mposhtur në fushën e Bolonjës. Skuadra e Venturës, që ka shënuar i pari në minutën e 39-të falë të përhershmit Barreto (goli i dhjetë në kampionat), ka pësuar dy gola, në minutën e 9′ dhe të 27′, nga një Gimenez në formë të shkëlqyer, i cili ka zëvendëzuar Valianin në pjesën e dytë të ndeshjes.

Livorno ‑ Napoli 0‑2

Shënues: Maxhio 46′, Cigarini 91′

LIVORNO: De Luçia, Pertikone, Rivas, Espozito (Tavano 61′), Raimondi, Pulceti (Markini 78′), Moxart (Filipini 45′), Moro, Bergvold, Beluçi, Lukareli. Tr.: Kozmi.

NAPOLI: De Sanktis, Kampanjaro, Kanavaro, Grava, Maxhio, Gargano, Pacienca, Aronika (Dosena 68′), Cigarini, Hamsik (Zuniga 81′), Denis (Insinje 94′). Tr.: Maxarri.

Gjyqtar: Macoleni

Kartonë të verdhë: Raimondi, Espozito, Gargano, Moxart, Pacienca, De Sanktis, Filipini

Karton i kuq: De Luçia

Palermo ‑ Fiorentina 3‑0

Shënues: Hernandez 28′, 37, Budan 58′

PALERMO: Sirigu, Kasani, Kjaer, Bovo, Balcareti, Liverani (Blazi 84′), Noçerino, Miliaçio, Pastore, Hernandez (Budan 53′), Mikoli (Bertolo 80′). Tr.: Rosi.

FIORENTINA: Frei, De Silvestri, Gamberini, Felipe, Gobi, Montolivo (Bolati 84′), Donadel, Santana (Markioni 46′), Mutu, Vargas, Xhilardino (Jovetiç 61′). Tr.: Prandeli.

Gjyqtar: Damato

Kartonë të verdhë: Montolivo, Hernandez, Balcareti

Udineze - Sampdoria 2‑3

Shënues: Di Natale 7′ (p), Izla 44′/Pacini 27′ (p), Poci 57′, Semioli 67′

UDINEZE: Handanoviç, Basta, Koda, Zapata, Lukoviç (Korradi 88′), Pepe (Floro Flores 59′), Samarko (Kuadrado 77′), Inler, Izla, Sançez, Di Natale. Tr. De Biazi.

SAMPDORIA: Storari, Kaçiatore (Zauri 51′), Gastaldelo, Lukini, Zigler, Semioli (M. Rosi 92′), Poli (Tisone 56′), Palombo, Manini, Poci, Pacini. Tr.: Del Neri.

Gjyqtar: Ruso

Kartonë të verdhë: Manini, Poci, Gastaldelo, Lukini, Semioli, Koda, Samarko, Sançez

Lacio - Kievo 1‑1

Shënues: Stendardo 18′/Pelisier 77′

LACIO: Muzlera, Diakite, Stendardo, Sivilia, Dabo (Liktshteiner 68′), Baronio, Firmani, Kolarov, Mauri, Kruz, Zarate. Tr.: Balardini.

KIEVO: Sorrentino, Sardo, Mandeli, Jepes, Mantovani, Luçiano, Rigoni (Bentivolio 62′), Markolini, Pinci, Granoke (Bogdani 52′), Pelisier. Tr.: Di Karlo.

Gjyqtar: Brigi

Kartonë të verdhë: Mandeli, Firmani, Rigoni, Pinci, Bentivolio, Luçiano

Bolonja - Bari 2‑1

Shënues: Gimenez 54′, 73′/Barreto 39′

BOLONJA: Kolombo, Raxhi, Portanova, Moras, Lana, Valiani (Gimenez 49′), Guana, Mudingai, Modesto, Adailton (Mingacini 79′), Di Vaio. Tr.: Kolomba.

BARI: Zhile, Belmonte, A. Mazielo, Bonuçi, S. Mazielo, Alvarez, Donati, Almiron (Rivas 75′), Koman (Gaci 75′), Mexhiorini, Barreto (Greko 59′). Tr.: Ventura.

Gjyqtar: Gava

Kartonë të verdhë: Mexhiorini, Modesto, Portanova, Lana, Raxhi

Xhenoa ‑ Atalanta 2-0

Shënues: Palasio 18′, Krespo 42′

XHENOA: Amelia, Biava, Daineli, Moreti, Rosi, Milaneto (Juriç 70′), Zapater, Krishito, Mesto, Krespo (Suazo 70′), Palasio (Skuli 77′). Tr.: Gasperini.

ATALANTA: Kopola, Kapeli (Valdez 53′), Talamonti, Manfredini, Belini, Ferreira Pinto, Zaneti (Shevanton 53′), Guarente, Padoin, Doni, Tiriboki (Akuafreska 64′). Tr.: Muti.

Gjyqtar: Xhianokaro

Kartonë të verdhë: Moreti, Daineli, Biava, Doni, Shevanton, Guarente