Milani është duke e përcjellur mbrojtësin e Manchester United, serbin Nemanja Vidic, në kohën kur Leonardo po kërkon përforcime.Sipas Il Corriere dello Sport, trajneri rosoner dëshiron që të gjejë partner të duhur për Thiago Silvën dhe Alessandro Nestën në mbrojtjen kuq e zi. Por, planifikimi i këtij transferi duhet të ketë në të edhe shumë stimulim.
Çmimi i Vidic është i lartë dhe transferi nuk do të jetë i mundshëm në Janar.
Sipas burimeve tona brenda United, klubi anglez dëshiron të fitoj mirë nga largimi i Vidic, duke kërkuar për çdo bisedim hiq më pak se 28 milion euro.
Milani nuk është skuadra e vetme që e kërkon Vidicin, Barcelona është shumë pranë tij.Mungesa e Nestës në derbin turpërues të humbur 2-0 ndaj Interit e ka shtyrë të mendoj për një mbrojtës të ri.
Vidic është kateogria alla Nesta, duke ofruar kështu një zgjidhje tejet alternative për rosonerët.