26 janar 2010

Arsenal pas Huntelaar

Ardhmëria e sulmuesit të Milanit Klaas Jan Huntelaar është ende në ajër pasi që Arsenali ju bashkua një numri të madh të skuadrave të premier ligës të interesuara për ta transferuar holandezin.
Sipas TMW, top çinjtë janë në përfundim të një plani për të transferuar holandezin si zëvëndësim për të lënduarin Van Persie.
Arsene Wenger është duke kërkuar që një kohë të gjatë një sulmues, dhe Huntelaar do të ishte ideal, edhe pse dilema e Wengerit është në kërkesat e mëdha të lojtarit në çështjen e pagës. Sidoqoftë Wenger e dëshiron atë në Emirates.
Ish sulmuesi i Ajaxit dhe Real Madridit nuk është më në planet e Milanos dhe për të janë treguar të interesuara shumë skuadra.
Radha e skuadrave nga premier liga nuk është e shkurtër. Everton, Tottenham Hotspur, West Ham dhe Birmingham City tashmë kanë lancuar ofertat e tyre.