Sipas Sky Sports, Bossi i Manchester Cityt Roberto Mancini ka konfirmuar se klubi i tij është në bisedime me me Santosin dhe Sao Paolon për një huazim të Robinhos.Spkulimet rreth largimit të Robinhos u rritën ditëve të fundit me vetë lojtarin që deklaroi se ai është shumë pranë bashkimit me ish skuadrën e tij Santos.
Santosi gjithashtu kishte konfirmuar interesimin madje duke konstatuar se janë shumë pranë arritjes së marveshjes.
Sidoqoftë, Sao Paolo tani është poashtu në garë dhe duhet të luftoj me klubin tjetër brazilian.
Robinho nuk ka arritur të gjejë një vend në skuadrën e Cityt dhe ai dëshiron një vend për kampionatin botëror.
City është në përgatitje të shitjes së rekordit britanik të transferimeve, përderisa Mancini mendon se ka shumë lojtarë për ta mbuluar mungesën e Robinhos.