Njeriu i fatit gabon një 11-metërsh në mbrëmjen më të rëndësishme. Pipo nuk luajti as këtë herëSeti i parë, 6-0. Edhe në turneun e “Uimbledon”-it nuk do të ndodhte. “San Siro”, Milani i erës Leonardo, shndërrohet në një “teatër” zhgënjimi. Du derbe të humbura janë shumë keq: 6 gola të pësuar, asnjë i shënuar. Tifozët e tribunës së Jugut mbledhin parrullat me bindjen që ëndrra ka mbaruar. Interi është shumë i fortë, e kotë të fshihet, ndonëse është absurde të mendohet, duke parë që është vetëm java e dytë e fazës së dytë dhe që largësia ka shkuar në -9 pikë. Mund të shkojë -6 nëse Milani mund Fiorentinën në ndeshjen e prapambetur më 24 shkurt. Më mirë të mbyllet porta, të mbrohet nga i ftohti dhe siç thuhet në kësi rastesh, “gjithsesi faleminderit”.
Që ëndrra ka ardhur në “fotofinish”, e çertifikon Ronaldinjo: 11-metërshi që Hulio Sezari i priti Gauços është “kryetitulli” jo vetëm i ndeshjes, por me siguri i të gjithë kampionatit. Dhe që ta shkruajë në fund këtë fat, ky është sigurisht një shenjë e tij. Njeriu që më shumë nga të gjithë i kishte rikthyer buzëqeshjen Milanit në javët e fundit, me forcën e pasimeve, spektaklit, driblimeve dhe golit, tani e sheh veten në vendnumëro dhe dëshpërohet si një fëmijë pikërisht para tribunës së tifozëve të tij. Ronaldinjo nuk qan, por edhe pak duhet. Këtë derbi kishte kohë që e priste, ta fitonte për ta udhëhequr Milanin gjithnjë e më pranë Interit.
Donte të bëhej përfundimisht idhull, simbol (”do të qëndrojë sigurisht”, - kishte thënë vëllai-menaxher Roberto de Asis para ndeshjes). Por nuk ia doli, jo vetëm për faj të tij: shokët nuk është se e ndihmuan shumë. “Shkrihet” kështu “Milan do Brasil”, si një akullore nën diellin e Rio de Zhaneros. Tani thuhet se s’duhet të dorëzohet, që duhet të vazhdojë mbi të njëjtën rrugë, që ajo e mira është e nuk duhet fshirë. Shumë e drejtë dhe shumë e vërtetë. Sidoqoftë diçka duhet modifikuar: Inzagi, sa për të dhënë një shembull, mund të përfshihej, duke parë që është Mourinjo ai që deklaroi hapur që i frikësohej nëse do të futej në fushë. Me përjashtim që Pipo të mos paguajë për të dhënat në kartën e identitetit: viti i lindjes, 1973. Ndoshta është shumë i vjetër për të pasur akoma besik tek ai? Leonardo, që ka bërë shumë për ta ngritur Milanin deri në vend të dytë, do të reflektojë edhe mbi këto vendime. Për të shmangur që “set”-i i dytë “tenistik” të mbarojë si i pari.