25 janar 2010

Manchester City i gatshëm të shkel me para

Skuadra e Manchester City është e gatshëm të shkel edhe shifra marramendëse vetëm e vetëm për të marrë në skuadër njëri nga futbollistët më të mirë te Liverpoolit, Fernando Torres. Për sheikët arabë pikësynim mbetet Torres. Merret vesh se 114 milionë euro është oferta më e fundit që ka mbërritur në “Anfield Road”. Këtë e bën të ditur gazeta e përditshme spanjolle “AS”, por e çuditshme është se asnjëra nga skuadrat nuk e ka bërë të ditur një gjë të tillë.