Buffon: Mjaft më!
Nga të gjithë futbollistët e Juventusit, më i shqetësuar për humbje nga Roma është portieri Gianluigi Buffon. Gazeta “Tuttosport” ka thënë se Buffonit i ka ardhur në maje të hundës humbja nga Roma e cila ishte e treta me radhë. Buffon nuk mundet t’i përballojë humbjet e njëpasnjëshme të Juventusit megjithëse ka një periudhë të mirë në klubin me renome evropiane. Portieri Buffon thuhet se në kohë kur kanë hyrë në tunel për në teshatore ka thënë mes të tjera: “ Gjithnjë në kundërsulme…mjaft më, nuk mund të duroj më.” Para pak ditësh flitet se për Buffon janë të interesuar skuadrat, si Bayern nga Munihu e Manchester City.