26 janar 2010

Liverpooli ia ofron Babelin Arsenalit

Liverpool, 26 janar-Mesfushori holandez, Ryan Babel, gjatë këtij muaji pritet të transferohet tek Arsenali nga Liverpooli, shkruan të "Sunday Mirror". Sipas gazetës angleze, trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez është në negociata me Arsene Wengerin e Arsenalit, që tashmë për Babelin ka ofruar 12 milionë euro. Babel 23-vjeçar ditë më parë ka refuzuar ofertat e skuadrave të tjera në Premier League si Birmingham City dhe Sunderland.