26 janar 2010

Manchester United pas Buffonit

Manchester, 26 janar-Trajneri i Manchester Unitedit, sir Alex Ferguson po përgatit ofertën për gardianin e Juventusit, italianin Gianluigi Buffon. Kështu shkruan të hënën e përditshmja angleze "daily Star". Buffon 31-vjeçar aktualisht është i dëshpëruar me rezultat e Juventusit dhe nëse këta të fundit edicionin e ardhshëm nuk garojnë në Ligën e Kampionëve mund të largohet nga Torino. Manchester United është i gatshëm të transferojë Buffonin, pasi në fund të këtij edicioni edhe zyrtarisht pensionohet holandezi Edwin Van der Saar. Krahas Manchester Unitedit sytë kah Buffoni ka kthyer edhe Manchester City.