26 janar 2010

De Rossi nuk largohet

Roma ka mohuar spekulimet se mesfushori Daniele De Rossi mund të transferohet në Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
De Rossi, i cili në të kaluarën konsiderohej objektiv i Arsenalit dhe Chelseas, thuhej se mund t’i bashkohet gjigantit madrilen nëse argjentinasi Fernando Gago largohet nga Santiago Bernabeu.
Mirëpo, presidentja e Romës, Rosella Sensi ka insistuar se reprezentuesi italian nuk do të shitet.
“Trajneri Claudio Ranieri mund të flejë rehat. Nuk ekzistojnë probleme, Daniele nuk do të largohet”, tha ajo për Rai TV.