27 janar 2010

Golat vendosin titullin

Menaxheri i Arsenalit i ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të kenë më shumë besim në aftësitë e tyre që të përfundojnë tabun e titujve këtë sezonë te Arsenali.
Top Çinjtë janë duke luftuar në të gjitha frontet për tituj, dhe në të gjitha, gjenden në pozita mjaft komforte.
“ Është një periudhë e mirë për ne, sepse ne jemi në një pozitë shumë të mirë.”
“ Ne kemi një nivel të mirë të besimit dhe e dimë se me gjithë këto ndeshje të mëdha, psikologjikisht është me rëndësi të hyjmë me një nivel të lartë të besimit, kështu që çdo rezultat ka ndikim në rezultatin tjetër.”
“ A është ose krejt ose hiq? Unë do të bëj gjithçka për të forcuar pozitën tonë në ligë. Ja si e shoh unë.”
“ Ne kemi marrë 23 pikë nga 9 ndeshjet e fundit dhe le të vazhdojmë me këtë ecuri.”
“ Ne jemi në rrugë të mirë dhe kemi rast që ta zgjerojmë atë dhe ta forcojmë pozitën tonë në ligë nesër mbrëma.”
“ Ne dëshirojmë të krijojmë përparësi nga kjo.”
Wenger thotë se gara për titull në premier ligë është aq e ngushtë sa që në fund mund të vendos dhe golaverazhi dhe për këtë sygjeron lojtarët e tij të luajnë lojë sa më sulmuese.
“ Do të mund të jetë aq ngushtë.”
“ Le të shkojmë mirë në katër ndeshjet e fundit, më pas të shohim si qëndron situata.”
“ Golaverazhi është indikator i cilësisë së një ekipi – është 34 për top tre, por më pas bjen në 20.”
“ Ka shumë mënyra për të shënuar gola, por ajo që kemi zgjedhur ne është rruga e golave.”
“ Fakti qe kemi golaverazh të mirë vlet më shumë për ne.”
“ Unë besoj se po përmirësojmë golat e pranuar, edhe pse kemi pranuar disa gola së fundi.”
“ Unë ndjej se jemi mjaft stabil që të mos pranojmë gola në ndeshjet e mëdha.” Përfundoi Wenger.