Sipas raporteve në Itali, Milani është gati ta ofrojnë Klaas Jan Huntelaarin në këmbim me Julio Baptistën.
Huntelaar ka dështuar të tregohej pas transferimit nga Real Madridi, duke qëndruar më shumë në stol në pritje të lëndimit të Boriellos që gjithashtu priti lëndimin e Patos.
Interi ishte shumë shumë pranë transferimit të Baptistës javën e kaluar por, marveshja kolapsoi për një mosmarrveshje të vogël.
Me lajmin se Luca Toni nuk do të luaj gjashtë javë, dhe përkundër pohimeve të drejtorit të Milanit Ariedo Braida se rosonerët s’janë të interesuar për Baptistën, Milanneës.it raporton se Rosonerët po shpresojnë që të shfrytëzojnë Huntelaarin për të transferuar bishën Julio Baptista.