Drejtuesi kuqezi kërkon largojë tensionin para takimit me Interin: Është thjesht një ndeshje“Do të jetë thjesht Inter-Milan, një ndeshje që luhet tashmë prej 102 vitesh”. Adriano Galiani, me një batutë që nuk e përjashton supersticiozitetin, nuk ka dashur të fillojë të flasë për derbin dhe për titullin kampion. “Asnjë tension, - ka thënë drejtuesi kuqezi. - Besojmë tek titulli? Jo, Milani nuk beson më tek asgjë”. Por, ka ardhur një falenderim për “rivalin” Morati dhe komplimentet që ky i fundit i ka bërë Leonardos: “Ka qenë një deklaratë e bukur dhe Leonardo e meriton, sepse është një person i jashtëzakonshëm”.
Dhe pikërisht në lidhje me derbin, tek kuqezinjtë ka filluar të rritet shqetësimi për Paton, që gjatë stërvitjes së ditës së djeshme është ndalur sërish: “Nuk di asgjë, nuk jam mjek, - ka thënë Galiani. - Pato është një lojtar i madh, por të gjitha skudrat kanë probleme me dëmtimet dhe për rrjedhojë as rivalët tanë nuk po kalojnë një moment të mirë në këtë aspekt. Nëse shikoni Interin dhe Juventusin, edhe ata kanë lojtarë të dëmtuar si ne, madje më shumë se ne”. Ka qenë i pashmangshëm një koment për merkaton: “Merkato e Milanit është mbyllur tashmë, nuk egziston asnjë mundësi që Huntelar të ndryshojë skuadër. Dhënia borxh e Storarit tek Sampdoria është bërë dje në mëngjes, i vetmi problem ka qenë se Abiati këtë vit nuk ka luajtur asnjë minutë, por më kanë siguruar se gjendja e tij është e mirë”.
Ndërsa, ai që do të jetë gjithmonë një objektiv i merkatos, është Devid Bekham: “Për të dyert e Milanit do të jenë gjithmonë të hapura, edhe në korrikun e ardhshëm dhe më pas në janarin e ardhshëm. Eshtë një person dhe një futbollist fantastik, duhet ta shikoni se si stërvitet”, ka përfunduar Galiani. Ndërkohë, Pato ka zhvilluar vetëm një pjesë të ndeshjes stërvitore me shokët e skuadrës në prag të takimit të “San Siros” kundër Sienës: sulmuesi është larguar nga fusha, ndoshta për shkak të një përkeqësimi të problemit muskulor në kofshën e djathtë, që i është shfaqur lojtarit para ndeshjes me Xhenoan. Ndërsa, zhvilluan ushtrime të veçanta Sedorf, Pirlo dhe Zambrota.