Sipas brazilianit, objektivi tani është Kupa e Italisë: Na pret Interi, ta mundim dhe të fitojmë trofeunUnë dhe Del Piero nuk jemi problemi, jemi zgjidhja”. Kundër Napolit, faktori “D”, Diego-Del Piero shpërthyen. “Kjo fitore duhet të jetë vetëm fillimi”, - thotë kapiteni. Dhe Diego është i bindur, pavarësisht nga modulet, se është cilësia ajo që e bën ndryshimin: “Unë dhe Ale flasim të njëjtën gjuhë në fushë”. Që mes të dyve ka përshtatje, edhe pse Del Piero për dëmtim ka qenë jashtë për një kohë të gjatë, u vërejt të mërkurën në mbrëmje në “Olimpiko”. Pasime në fushë, 11-metërshi i lënë nga Diego për Del Pieron, një gjest që shkon përtej kortezisë.
Pasi u zhbllokua kundër Napolit, tani braziliani kërkon të ecë shpejt. Për ditëlindje kërkon të vizitojë Maranelon dhe t’i dhurojë vetes një Ferrari për të zgjeruar koleksionin e makinave. “Sapo të kem një ditë pushim (qesh)”. - Përballja mes nesh, në prag të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, shërbeu për të rigjetur alegrinë dhe dëshirën për të luajtur. Një fitore për Ferrarën? Edhe për të, sigurisht, për t’i dhënë forcë të reagojë ndaj kritikave: është trajneri ynë”. Tashmë, objektivi fiks i Juves është fitorja ndaj Interit. Në kampionat nuk shërbeu shumë, kërkon ta riprovojë në Kupën e Italisë në çerekfinale.
“Do të më pëlqente të skualifikoja Interin për të arritur në finale dhe të ngrija Kupën e Italisë në qiell. Nuk do të jetë e lehtë, por e kam kuptuar që është një trofe që ka akoma rëndësi, mjafton të shohësh skuadrat që janë në garë. Juvja nuk e fiton që nga viti 1995, do të ishte e bukur ta rifitonim, është një objektiv ku duhet të përqendrohemi”. Ka uri për fitore Diego Ribas da Kunja. Te Verder Bremeni ishte mësuar mirë dhe, kur zgjodhi fanellën bardhezi shpresonte po njëlloj. “E zgjodha Juven për historinë, - shpjegon ai, - sepse është një klub fitues.
Kur erdha për herë të parë në seli, më treguan dhomën e trofeve e të kupave dhe mbeta i mahnitur, e kuptova që ishte klubi ideal për një hov cilësor”. Kërkon të hyjë në histori me të dyja këmbët. “Jam Diego, nuk jam as Zidane e as Platini, jam ndryshe nga ata”. Ëndërron Afrikën e Jugut me fanellën e Brazilit. “Më mungon një Botëror si protagonist, shpresoj te grumbullimi duke luajtur mirë me Juven”. Duke qëndruar te loja e bukur, Diego është magjepsur më shumë nga Milani: “Ka shumë nga bashkëkombasit e mi aty, luajnë dhe zbaviten.
Por Juvja është ekipi im ideal. Në fushë diçka nuk shkon mirë dhe kemi kohë ta rimarrim veten. Fitorja ndaj Napolit ishte e rëndësishme për moralin, ishte ndeshja e kthesës. Jo vetëm që fituam, por edhe luajtëm më mirë se në ndeshjet e fundit. Rigjetëm kënaqësinë për të luajtur, u zbavitëm të gjithë bashkë dhe treguam se kur luajmë si një grup, mund të ecim përpara”. Në fund, Diego bën një apel, duke iu bashkuar denoncimit të Pirlos mbi kushtet e fushave: “Në Itali të neveriten, një skuadër cilësore si Juvja lodhet të luajë me topa të ulët”.